“Qetë, ju jeni Interi”, reagimi epik i Fabregasit kur Chivu protestonte te gjyqtari
Një video e publikuar nga “BordoCam” ka zbuluar një moment tensioni në stolin e Interit gjatë ndeshjes ndaj Comos.
Në pamjet që po qarkullojnë, shihet qartë se reagimet e ashpra ndaj gjyqtarit nuk vijnë nga një anëtar i stafit, por nga vetë trajneri i Interit, Chivu. Pas një gabimi në mesfushë, ai ka shpërthyer në protesta të forta, duke reflektuar nervozizmin e madh në pankinë.
Situata ka marrë edhe më shumë vëmendje pas reagimit të trajnerit të Comos, Cesc Fabregas, i cili i është drejtuar pankinës së Interit me fjalët: “Ju jeni Inter, Inter Milan, qetësohuni…”, duke nënvizuar nevojën që një klub i madh të ruajë qetësinë dhe standardin në sjellje./Indeksonline/
— 🌌 (@ITA_Record) April 13, 2026

