Stavridis: Shteti i ardhëshëm në NATO, Maqedonia

207

Ish komandanti i Akeancës Veriatlantike, gjeneral Xhejms Stavridis, në një deklaratë për Zërin e Amerikës ka theksuar se Maqedonia është shteti i ardhshëm që duhet të anëtarësohet në NATO, andaj dhe ky do të llogaritet si hapi i parë drejt bashkimit dhe forcimit të Ballkanit.

Stavridis është optimist se palet ne contest Shkupi dhe Athina, do te gjejne gjuhe te perbashket per zgjidhjen e ceshtjes se emrit, si pengese kryesore per mos mundesine e Maqedonise per tu anetaresuar ne NATO.

“Shpresojmë se Greqia do të ketë mundësi që të punojë me Maqedoninë për zgjidhjen e çështjes së emrit, me çka do t’ia hapte derën Maqedonisë që të hyjë në NATO. Mendoj se Maqedonia është shteti i ardhshëm i cili do të anëtarësohet në Aleancë” Mendoj që ky do të jetë hapi i ardhëshëm i cili çon drejt bashkimit dhe forcimit të Ballkanit” – tha ish komandanti i NATO-s, Xhejms Stavridis.

Comments