Frika dhe rreziku nga vërshimet për banorët e Shipkovicës dhe venbanimeve tjera të prekura nga vërshimet që para dy vitesh rikthehen saher që ka rreshje të Shiut. Në Shipkovicë para dy vitesh vërshimet morën edhe jetë njerzish , ndersa gjurmët e vërshimeve të dy viteve më parë janë edhe sot prezente në muret e shtëpive të Shipkovicës.
“Jo as një masë nuk kanë marrë, vetëm premtim dhe i lanë as kundi një ditë krejt njerizit u larguna nga këtu pasi nuk ka siguri lartë,frik po tani edhe fëmijve u ka ngelur në kryje ajo , a nisën të bjen shi dhe krejt futen nëpër shtëpi , duhet të rregullohet pjesa lartë fshatit çdo herë do jetë në rrezik . Kjo pjesa larë krejt është në rrezik” – tha një banorë i Shipkovicës.
“As gjë nuk kanë punuar as pakë nuk kanë punuar kanë hedhur dy lopata asfalt, kanë tentuar lartë të rrregullojn kanë bërë një llojë vije për të hije ujë mbi fshat. Frik kemi si nuk kemi pasi jemi në vedë të keq këtu” – tha një banorë tjetër i Shipkovicës.
“Jo as gjë nuk kanë filluar të ndërtohet ,e shklatëruar është përsëri krejt më shumë është tani se atëher , është fakt ajo se njeryit kanë trauma në pjesën ku jetoj unë nuk ka pasur dëmtime por sa herë që bije shi këto banor që kanë qenë të prekur kanë trauma frikë” – thotë banori i Shipkovicës.
Vërshimet e tre gushti të vitit 2015 shkatruan shumë shtëpi të banorëve të Reçicës së Vogël dhe të Madhe.
“Nuk e dim ku është problemi edhe ato cka i kemi ditur i kemi harruar, këtu as kushë nuk vin të interesohet as si është puna apo si shkon puna , problemi është i njejtë si në vërshime edhe sot.Nuk ka as një ndrzshim as kush nuk ka interesim ckabëhet.Duhet të rregullohet kjo ura , trotuaret“ – deklaroi një banorë i Reçicës së Vogël.
“Nuk ka as një ndryshim asgjë, nuk janë duke ndërtuar as gjë as rrugë as gjë, presim por as kushë nuk interesohet. Kemi frik përsri kur bjen shi pasi kemi frikë mos vije përsëri” – tha një banorë i Reçicës së Vogël.
“Ndryshime nuk ka prej kur janë bërë vërshimet para dz vitesh ,ndrzshim nuk ka nuk është investuar as gjë është bërë vetëm pastrimi i shtratit të lumit ku kalonë, kemi problem me rrugën jemi më fëmij. Të paktën rrugë të ndërtohet dhe të pastrohen mbeturianat” – u shpreh një tjetër banorë i Reçicës së Vogël.
Nga ana tjetër lumi i Porojit siç din të jetë i rrezikshmë sërish doli nga shtrati dhe vërsho cdo gjë duke shkatëruar dëme të mëdha matrile dhe buqësore , edhe pse dy vite më parë ishte paralajmërim për autoritet lokale dhe qendërore që të nisin të marrin masë për të ndaluar vërshimet në të ardhmen.
Banorët e Porojit thonë se ankesat e tyre gjithmon hasin në vesh të shurdhur ,por natyra nuk heshtë duke përsëritur dy herë brenda dy muajve vërshimet në Poroj, duke shkatëruar përsëri urat e fshati dhe të mbjellurat buqësore . Banorët duan zgjidhje afatgjate dhe pastrim të tërsishëm të shtratit të lumit dhe urgjentisht të fillohet me ndërtimin e digave mbi fshat.
“Ne pas dore jemi të lënë komplet me vite të tëra, problemi prej lumit si e quajm ne kanë qenë të kahmotshme. Investimet ku duhet të bëhën as një herë sjan bërë, vazhdon sot e dy vite para ku ishte ajo katastrofa e madhe ende nuk është punuar as një milimetër punë dicka për të ndaluar vërshimet.Tash brenda dy muajve kemi pasur dy herë vërshime në fshat, për së dyti herë edhe urën e shkatëroi ku një pjesë e fshatit ka mbetur e ndarë. Frika është e kahëmotshme këtu rregullisht kur ka të reshura të shiut sidomos në pjesën në bjeshkë ku nga aty fillojn vërshimet frika egziston. Kërkesa jonë primar duhet shpejt të pastrohet shtrati i lumit në fshat dhe të fillohet punët me ndërtimin e dikave lartë” – thotë Sulejman Ramadani, kryetar i BL Poroj.
“Ne si banorë të fsh. Poroj jemi të rrezikuar nga lumi ynë, a jemi të kënaqur jemi parcialisht të kënaqur vetëm me pastrimin e shtratit të lumit që bëjën parcialisht. Lumi jonë cdo herë na kërcënon neve banorët tokat buqësore, këtu duhet zgjidhje afatgjate nuk duhet zgjidhje afat shkurte para dy muajve patëm vërshimin më të madhë para dy javësh njejtë instutcionet parcialisht e pastrojn shtratin nuk i japin zgjidhje afatgjate zgjidhje të përhershme sipas mendimit tonë zgjidhje afatgjatë është ndërtimi i dikave në pjesën e sipërme të fshatit, nesër mund të vije edhe më e madhe, masiv dheu i përzier me ujë mund të bëjë përmbytjen e gjithë fshatit dhe përvec dëmeve materiale mund të kemi edhe dëme në njerëz, shteti instutcionet e shtetit duhet të bëjnë zgjidhje afatgjate për këtë problematik nuk është problemi vetëm zihet rruga kryesore” – deklaroi një banorë i Porojit.
Autoritetete lokale në komunën e Tetovës thonë se kanë punuar në rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe pastrimin e shtretëve të lumejve por pranojn se mjetet financiare kanë qenë pengesë në mos realizimin e projekteve për preventivë nga vërshimet.
“Komuna e Tetovës ka marrë një sër masash të cilët janë pjesë e palnit aksionla të komunës së Tetovës. Është rregullimi i shtrati të lumit në Recic të madhe dhe ajo ëshë një preventiv e madhe për banorët.Poroj tani më do jetë pjesë e planit aksional edhe e qeverisë së Maqedonisë. Palnifikohet të investohet në dikat që është edhe kërkesë e banorëve të Porojit të cilat janë shkatruar vitë me parë . Ndërtimi i dikave do duhet të jetë dora e qeverisë, komuna e Tetovës nuk ka aqë mjete buxhetore të financoj në atë drejtim. Unë jam shumë optimist se qeveria e re reformuese edhe Tetova si vendëbani m bashkë Poroji do të mund të kycen në planin aksional që qeveria të investoj në digat e fsh. Poroj” – tha zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Armend Fazliu.
Të përkujtojmë se vërshimet e dy viteve më parë në Tetovë u morën jetën 6 personave nga të cilët dy ishin fëmij.(Visar Sadiki, ТVМ2)