Intervistë me tenorin me famë botërore Placido Domingo (VIDEO)

402
fresco

Tenori dhe dirigjenti, ylli i muzikës klasike Placido Domingo la provat e shfaqjes së tij të fundit për të ardhur në Shkup për ndeshjen e Super Kupës. Ai është anëtar nderi i klubit Real Madrid dhe nuk e fshehte dot gëzimin për fitoren e klubit të tij.

“Loja ishte e mirë, ne kemi një ekip të fuqishëm i shoh të organizuar mirë, edhe pse u tremba 10 minutat e para”, u shpreh Domingo.

Por edhe Domingo si shumë fansa e shikues të tjerë, shprehu zhgënjim që Kristiano Ronaldo nuk luajti gjatë në ndeshjen e rrallë për Shkupin e Maqedoninë.
“Njerëzit ishin të zhgënjyer që Ronaldo nuk luajti gjatë, po juve?

Po, sepse gjithmonë dua ta shoh Ronaldon të luajë por edhe e kuptoj pse ndodhi se ai s’ka luajtuRa më shumë se një muaj dhe iu bashkua ekipit para pak ditësh. Do të kënaqesha më shumë nëse luante më shumë, veç 10 minuta ishte shumë pak”, u përgjigj Domingo.

midle

Placido Domingo ndjek ndeshjet e Real Madridid thuajse rregullisht. Në Shkup erdhi me avion privat por nuk qëndroi në hotelet luksoze të kryeqytetit. Ai qëndroi në Kamjan të Tetovës, ku ishte mik i Aki Nuredinit, pronarit të restorantit të njohur në Vienë.

Lidhjet e tij me Maqedoninë dhe shqiptarët janë krijuar mes biznesmenit të njohur por dhe artistët shqiptar.
Placido Domingo ka ndikuar në arritjen e famës botërore të sopranos Inva Mula, por flet me admirim edhe për sopranon tjetër Ermonela Jaho dhe tenorin Saimir Pirgu të cilët merrnin vlerësime superlative aktualisht në skenat operistike botërore.

Shqipëria është vend i vogël por prodhon emra të mëdhenj në botën operistike pse mendoni që ndodh kjo?

“Nuk e di për çfarë arsye ndodh, por është fakt që dalin këngëtarë të mëdhenj”, tha Domingo.

Angazhimet si tenor por dhe si dirigjent nuk e lanë të qëndrojë më shumë se një natë, por legjenda operistike Placido Domingo shprehu dëshirë që në Maqedoni të vijë sërish, por kësaj radhe si artist me preformancat e tij. Alsat-M

Comments