Me pëlqimin e Kryetares së Komunës së Tetovës zonja Teuta Arifi, pas formimit të Degës së Fondacionit “Nermin Vlora” për Tetovën, kryetare u zgjodh zonja Miqerem Rizai, drejtore e gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë transmeton Faktiditor.ch.
E sapozgjedhura Miqerem Rizai e ka quajtur këtë një sfidë të re në veprimtarinë e saj .Ajo njihet edhe si një promotore e shumë ndryshimeve që kanë ndodhur në institucionin shkollorë të mesëm që ajo e drejton prej dy vitesh në Tetovë duke e shndërruar gjimnazin në një shkollë elitare. Rizai tha se do të ketë edhe një përkushtim të ri në misionin e ri që ka të bëjë me forumin e grave intelektuale në Tetovë dhe jo vetëm
Delegacioni i Fondacionit ishte para pak ditësh në Tetovë ku ndoqi në Kompleksin Arabati Baba Teqe, koncertin përmbyllës të Manifestimit “Vera e Kulturës Tetovare”./Faktiditor.ch/.