Milani në Shkup, a do të arrijë Shkëndija fitore?!

290
fresco

Sot luhet ndeshja kthyese në mes të ekipit shqiptar, Shkëndija dhe gjigantit italian, AC Milan, në kuadër të kualifikimeve për Europa Ligë.

Edhe pse Shkëndija ka humbur ndeshjen e parë në Itali me rezultat të thellë prej 6-0, emocionet e kësaj ndeshje nuk janë zbehur, duke qenë se ekipi tetovar është ekipi i parë shqiptar që ka zbritur në stadiumin historik, ‘San Siro’, dhe është ekipi i parë shqiptar që do të presë në shtëpi 7 herë kampionin evropian, në kuadër të garave evropiane.

Përballja në mes të Shkëndisë dhe Milan do të luhet sonte në ‘Telekom Arena’ në Shkup, me fillim nga ora 20:45.

Comments