Serbët në Luginë të Preshevës blejnë fabrika të falimentuara

314
fresco

Kompania Yumco nga Vranja ka marrë në pronë bujtinën në Preshevë, që është nën pronën e kompanisë “Zavarivaç” nga Vranja, e cila si kompani është në falimentim. Yumco e ka blerë me një shumë prej 8000 euro për një periudhë deri sa të vlej falimentimi në Zavarivaç dhe deri sa nuk lajmërohet ndonjë pronar i ri i kësaj kompanie, informon Presheva.com. Kjo bujtinë në Preshevë ka 11 dhoma, me dhoma të renovuara ndërsa kryesisht është e dedikuar për shoferët e kamionëve në terminal, po mund ta përdorin edhe qytetarët tjerë. Një natë fjetje kushton 1000 dinarë dhe posedon restorant. Ndërkohë, bizneset shqiptare për blerjen e disa kompanive të falimentuara shtetërore serbe kanë paguar qindra mijëra euro e deri në miliona. Në rrjetet sociale disa biznesmen të Luginës kanë alarmuar këtë diskriminim të hapur që bëjnë institucionet e Beogradit.

Comments