
Pas hedhjes së shortit që përcaktoi përballjen Skënderbeu-Dinamo Zagreb, dy tifozeritë kanë nisur “betejën” në rrjetet sociale për sfidën në fjalë.
Në faqen e Skënderbeut bien në sy kërcënimet me vdekje të tifozëve serbë, të cilët kanë postuar foto që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.

Njëra prej tyre është fotoja familjarëve me portretet e viktimave që kanë humbur jetën në luftën e Kosovës.
Sfida Skënderbeu-Dinamo e Zagrebit mund të jetë po aq problematike sa ajo Serbi-Shqipëri, nëse UEFA dhe federatat përkatëse nuk marrin masat e duhura. /E.SH/