Instituti ZIP: Korrupsioni politik më shumë evident në komuna

467
fresco

Punësimet e motivuara politikisht ekzistojnë dhe më së shumti ndodhin në nivel komunal, tregon analiza e hulumtimit të Institutit ZIP nga Projekti “Kush punëson komuna apo partia?”…

Keqpërdorimi i pushtit për përfitime personale, përfitim politik ose partiak, pavarësisht nga anëtarësia e një partie të caktuar politike brenda strukturave të qeverisjes lokale janë çështje të cilat i prekin të gjitha komunat, të mëdha apo të vogla, tregon hulumtimi. Rezultatet e hulumtimit tregojnë domosdoshmërinë e një reforme të shpejtë të Ligjit për punësime në sektorin publik.

“Reforma në administratën publike është si postulat kryesor për rrugën e Maqedonisë drejt integrimit europian dhe njëra prej problematikave më të mëdha është korrupsioni në sektorin publik sipas hulumtimeve të ndryshme si dhe matjes së percepcioneve të qytetarëve. Gjithmonë theksohet se korrupsioni më i madh në sektor publik ndodh pikërisht në proceset e punësimit në nivel lokal”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i Institutit ZIP, Agim Selmani.

Prej viti 2009-2013, në hulumtim janë përfshirë 14 komuna, Komuna e Likovës, Velesit, Gjorçe Petrovit, Çairit, Tearcës, Tetovës, Sarajit, Gostivarit, Komuna Qendër, Komuna e Shtipit, Strumicës, Strugës, Manastirt dhe Prilepit. Projekti u implementua nga Instituti ZIP ndërsa u financua nga Bashkimi Europian.

Comments