Është arrestuar një femër në Prishtinë, pasi dyshohet se e ka therur me thikë motrën e saj, njofton Klan Kosova.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.