Trump i uron Clintotnit shërim të shpejtë



Kandidati republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump, ka premtuar se do të japë detajet rreth shëndetit të tij, pasi rivalja e tij demokrate Hillary Clinton u diagnostikua me pneumoni.
Trump tha se shëndeti ishte bërë tashmë një problem në fushatën zgjedhore, raporton BBC.
Clinton u sëmurë të dielën në ceremoninë përkujtimore të viktimave të 11 shtator të vitit 2011, me ç‘rast edhe anuloi udhëtimin për në Kaiforni ku do zhvillonte fushatë, transmeton Ksp.
Trump i uroi Clintonit shërim sa më të shpejt, duke thënë se do t’i nxjerrë rezultatet e ekzaminimit mjekësor të cilin e bëri gjatë javës së kaluar.