VAZHDON SEANCA PËR ”GRUPIN E KUMANOVËS”
Pas disa anulimeve sot do të vazhdojë seanca për Lagjen e Trimave në sallën e Gjykatës së lartë në Shkup.
Në këtë gjykim , gjithsej 29 persona akuzohen për veprën penale terrorizëm.
Gjithashtu do të vazhdojë edhe procesi ”Vetëtima” që lidhet ngushtë me aktivitetin e ”Grupit të Kumanovës” ku tetë persona akuzohen për ndihmë të grupeve të armatosura.

