(Foto) Policia në kërkim të këtyre personave

333

Për shkak të nevojave të procedurës hetimore që po zhvillohet në Prokurorinë Themelore – Shkup, e që ndërlidhet me zhvillimet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pas miratimit edhe nga ana e Prokurorit Publik, po kryhet shpallja publike e fotografive të tre personave të cilët janë të rëndësishëm për procedurën hetimore.

“Për këtë qëllim I ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë njohuri për personat (foto) të lajmërohen në stacionin më të afërt policorë, apo të paraqiten në numrin e telefonit 192, ta shfrytëzojnë aplikacionin “Paraqit person të dyshuar” në ueb faqen e MPB-së apo ta paraqesin rastin në Prokurorinë Publike”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Comments