Në ditën ndërkombëtare kundër varfërisë, statistikat janë shqetësuese. 445 mijë persona në Maqedoni rrezikohen nga varfëria pasi të ardhurat mujore e tyre nuk arrijnë as në 6500 mijë denarë.
Më të rrezikuar janë familjet me 3 apo më shumë fëmijë. Duke u bazuar në këto të dhëna profesoresha Maja Gerovska thotë se është i domosdoshëm shqyrtimi masave për mbrojtje sociale.
“Si disa nga masat për të cilat do të bisedojmë është nevoja për rishqyrtimin e ndihmës sociale,shumës së ndihmës dhe integrimi i saj me të drejtat e tjera në sistemin social mbrojtjes së fëmijëve,mundësi për masa tjera siç janë në arsim,shëndetësi me qëllim që tu ndihmohet këtyre personave të mos jetojnë në pragun e varfërisë”, tha Maja Gerovska, profesoreshë universitare.