Qeni shkakton aksident- dy të lënduar në magjistralen Tetovë-Shkup (VIDEO)

232

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në magjistralen Tetovë-Shkup, në hyrje të fshatit Grupçin. Aksidenti u shkaktua nga një qen endacak i cili ia preu rrugën fillimisht automjetit të parë i cili në tentim për t’iu shmangur goditjes së qenit është rrokullisur, ndërsa në të kaluar në kahjen tjetër të autostradës qeni është goditur nga një veturë tjetër.

Nga aksidenti mbetën të lënduar dy persona.Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore në Tetovë. Mjeku kujdestar nga klinika e Tetovës, për TV21 tha se gjendja e pacienteve është jashtë rrezikut për jetë, por se ty dy kanë pëfunduar me lëndime në kokë dhe qafë.

Comments