
Ish-ministrja turke e Punëve të Brendshme dhe zëvendëskryetare e Parlamentit, Meral
Akshener formoi parti të re, duke shpresuar se do ta fitojë presidentin Rexhep Taip Erdogan në
zgjedhjet e caktuara për në vitin 2019.
Logoja e partisë së sapoformuar, emri i së cilës ishte paralajmëruar si “Partia e mirë”, është
“dielli” me tetë cepa rreth tij.
Në promovimin e partisë së sapoformuar ishte promovuar edhe programi për punë.
Me slloganin “Turqia do të jetë më e mirë”, programi partiak prëbëhet prej tetë pikash
kryesore.
Meral Akshener (61) e formoi djathtisten “Iji Parti” apo “Partia e Mirë” dhe po përgatitet të jetë
kundërkadnidate dinjitoze e Erdoganit për presidente të Turqisë.
Vetëm pesë anëtarë të parlamentit, në të cilin ndodhen 550 deputetë, iu bashkangjitën kësaj
partie, edhe pse anketat tregojnë se janë të mundshëm ithtarë të rinj.
“Turqia dhe populli i saj janë të lodhur, shteti po dobësohet dhe rendi publik po rrënohet. Nuk
ka mënyrë tjetër përveç ndryshimit të atmosferës politike. Ne jemi dalja, ju jeni dalja. Ajo
rrugë është e popullit turk prej 80 milionë njerëzve. Populli ynë qartë thekson se dëshiron
qeveri të re”, deklaroi Akshener në ceremoninë në Ankara

