Perla nënujore shqiptare në National Geographic

283
fresco

“Shqipëria, një vend në Detin Adriatik midis Malit të Zi dhe Greqisë, ka një nga brigjet më pak të eksploruara në botë”, kështu e nis shkrimin edicioni spanjoll i National Geographic në një speciale dedikuar fund detit të Shqipërisë.

Shkrimi flet për reliket e ndodhura në fund të detit në brigjet shqiptare, anijet e zhytura nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa përmend që autoritetet shqiptare miratojnë legjislacionin për të mbrojtur trashëgiminë nënujore.

“Në brigjet e Sarandës mbeten dhjetëra amfora të mbytura apo qindra nga Afrika e Veriut që nga shekulli i katërt pas Krishtit, të cilat janë një testament për lidhjet tregtare midis detit Adriatik dhe bregdetin verior të Afrikës.

Anijet, ende të dukshme, janë shkrirë me shtratin e detit dhe mbetjet e anijes mund të varrosen në afërsi. Nga ana tjetër, mbetjet shpirtërore të anijes italiane MV Probitas, që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore, ruhen”, sipas The Associated Press.

Comments