HOYT BRIAN YEE NUK KONFIRMON LAJMIN SE DO TË JETË AMBASADOR AMERIKAN NË SHKUP

201
fresco

Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee nuk i ka konfirmuar raportet se ai do të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Maqedoni. Ai vetëm ka thënë se është i kënaqur me funksionin që ka aktualisht në Departamentin e Shtetit.

“Mos besoni çdo gjë që do të lexoni. Jam shumë krenar që jam zëvendës ndihmës sekretar i SHBA-ve dhe jam i kënaqur nga puna ime. Më vjen mirë që mund të vërtetoj se ende do të jem në këtë pozitë”, tha Yee, në një intervistë për televizionin boshnjak N1.

Ai shton se interesat e SHBA-ve në rajon janë të drejtuara nga ndihma që vendet e rajonit të mund të afrohen drejt qëllimeve të tyre dhe ato janë prosperiteti, demokracia dhe stabiliteti. /SHENJA/

Comments