Alarm për bombë tek ndërtesa e qeverisë në Kosovë

409

ANIT-690x380 (1)

Një tjetër alarm për bombë ka vënë në lëvizje policinë e Kosovës. Sipas mediave kosovare, lënda shpërthyese dyshohet se është vendosur tek ndërtesa e qeverisë.

Policia ka rrethuar zonën tek oborri i objektit të ri të Qeverisë së Kosovës, konkretisht  tek ish-Rilindja, citon Klan Kosova. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Njësia anti-bombë e policisë./tvklan.al

Comments