Ali Ahmeti: Nuk jam unë organizatori i eleminimit të Selës, e kam pasë mikë shtëpie dhe e dinte arsyen pse unë nuk isha në Kuvend

211

Ali Ahmeti: Nuk jam unë organizatori i eleminimit të Selës, e kam pasë mikë shtëpie dhe e dinte arsyen pse unë nuk isha në Kuvend

Në emisioni “ClickPlus” në Tv 21 sonte i ftuar është lideri i Bashkimit Demokratik për Intregrim (BDI), Ali Ahmeti, ndërsa emisioni mabën titullin: “Betejat e Ali Ametit”, përcjell FLAKA.

Mes shumë çështjeve të tjera të qeverisë aktuale ku partia e Ahemtit, Selës dhe Zaevit e përbëjnë shumicë aktuale, lideri i integristëve ka folur edhe rreth përplasjeve të fundit që kanë me Aleancën për Shqiptarët drejtuar nga Sela.

Me këtë rast, Ahmeti ka sqarua edhe dilemat rreth akuzave që Seli i lëshoi në emër të tij, për siç kishte thënë Sela, se Ahemti është fatorë dhe orgnaizatorë për eleminimin e tij fizik me 27 prill të këtij viti gjatë ndodhive të dhunshme në Kuvend.

Ahemi duke folur për këto akuza, ishte decidë dhe i saktë kur tha se si ka mundësi ai të ketë organizuar vrasjen e Selës, kur me atë janë edhe miqë shtëpie, ai ka qenë te Sela e Sela te ai.

Duke shprehur keqëardhje për këto deklarat të Selës, Aheti tha se i vjenë shumë keq se si e shohin sot fëmijët e Selës atë, pasi deri dje e kanë parë si mikë i babait të tyre, e ndësa sot si vrasës të babait të tyre, për çka, sqaroi se ai vetë as që ka pasur gishtë e as që e ka ditur me saktësi se çfarë atë natë mund të ndodhte në Kuvend.

“Zotin Sela e kam pranuar në shtëpinë time, e për të ia kthyer miqësinë unë e kam pranuar në shtëpinë time. I kam parë edhe fëmijët e tij e si do të më shohin fëmijët e tij sonte kur më kanë parë edhe atëherë kur kam qenë në shtëpinë e tyre, e të mendojë se unë jam vrasësi dhe organizatori për eleminimin e babës së tyre. kjo nuk është gjë e mirë as për zotin Sela e as për mua, që në sytë e fëmijëve të tij unë shihem si vrasësi i fëmijëve të babait të tyre”, tha Ahemti.

Ahemti foli edhe për marrëveshjen që e kanë pasur me Selën gjatë zgjedhjevel lokale. Sqaroi se marrëveshja ka qenë edhe përskaj asja që janë partner koalicioni në nivel qendror, në atë lokal do t’i masin forcat.

“Për komunat ku shqiptarët janë shumicë jemi dakorduar se do të garojmë që nga Struga e deri në Likovë. Kush është ma i mirë do të vendosin qytetarët, pra do të vendos vota e lirë e qytetarëve. Edhe për Strugën e njejta gjë është diskutuar”, shtoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

I pyeur për të sqarua se si janë ndarë resoret ministrore pas formimit të shumicë aktuale në Kuvend, Ahemti tha se Sela kë kërkuar shumë, por Zaev i ka thënë se nuk mundet pos një posti ministri të ketë, pasi janë shumë parti që i ka në koalicion.

“Zoti Sela kërkoi dy ministri nga Zoran Zaev për partinë e tij. Përgjigje nga Zaevi ishte se ai nuk mund të jap dy ministri, mos më vendos në situatë të palakmueshme, sepse unë kam në kuardër të koalicionit 15 parti dhe po tu ndaj të gjithve nga një apo dy ministri, pasi unë me këtë do të mbetem kryeministër i partive tjera e jo i socialdemokratëve”, sqaroi lideri i integrisëtve, Ahemti deklarimin e Zaevit.

Ahemti edhe nëj herë gjatë emisioni iu kthye asaj për të cilën u fajësua nga Sela, për eleminimin e tij fizik, duke shtuar se kjo deklaratë e Selës e ka zhgënjyer tej mase.

“Jam i zhgënjer shumë me zotrin Sela. Kam menduar se tek subjekti i tij do të kemi një bashkëpunim në vazhdimësi, mirëpo i tërë ky vullnet i mirë që ishte u shndrruar në një dëshprim. Me zotrin Sela kam pasur në bashkëpunim shumë të mirë dhe më vjen keq që erdhi në një zbehje por jo me fajin tim” ka thënë Ahmeti.

Ahmeti dha edhe një herë sqarim për atë pse ai nuk ka qenë i pranishmë me 27 prill në Kuvend.

Tha se prezenca e tij, gjegjësisht mosprezneca është kërkuar nga vetë Zaev e kryeparlamentari Xhaferi, pasi ka pasur mundësi të ndodh diçka edhe më e madhe se ajo që ndodhi atë natë.

“Dy ditë shkova në Kuvend kur duheshte të zgjidhet kryeparlamentari, ai nuk u zgjodh, ditën e tretë kam pasur agjendën time në selinë partiak në Tetovë, në selinë e BDI-së. Në ora 16 më ka thirr Xhaferi pastaj Zaev dhe më thanë se janë dakorduar që ti mos jesh këtu. Më thanë vazhdo me agjendën, unë u thashë do të vijë. Më thanë ashtu, sepse ishin ca dilema edhe te komunitetei ndërkombëtarë se gjoja BDI e zvarrit zgjedhjen e kryeparlamentarit. Unë për këtë punë dy ditë isha në Kuvend për të dëshmuar të kundërtën dhe ditën e tretë kur unë kam qenë në seli”, tha Ahemti.

Ai tha se në bisedimet interne, këto çështja kur janë diskutuar, i parnishëm ka qenë edhe zoti Sela e ku është biseduar me orë të tëra.

Comments