Polici sulmon një grua në Shkup

Dje rreth orës 16:30 në policinë e Petrovecit, 33-vjeçarja J.K ka denoncuar sulmin nga burri i saj polic me të cilin tanimë nuk jetojnë bashkë, përcjell Albeu.

Ajo është sulmuar nga 36-vjeçari P.K, përderisa ka shkuar në një intervistë për punë në një ndërmarrje në Marino. Bashkëshorti ka ardhur dhe e ka tërhequr zvarrë për flokë duke e ofenduar.
Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit. Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Brendshme i kanë marrë atij armën zyrtare dhe kanë nisur hetimin.