Foto/ Jo vetëm në tokë por edhe në det… a po forcohet ushtria jonë?

Mjafton t’i hëdhësh një sy të shpejtë profilit të Facebook-ut të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe kupton se Forcat e Armatosura Shqiptare janë angazhuar sëfundi në disa stërvitje të mëdha me shtete të tjera aleate të NATO-s.
Por si të mos mjaftonte kjo, këtyre stervitjeve mbase rutinore të vendeve NATO u janë shtuar dhe vëzhgues ushtarakë rusë, si dhe thashethemet e mediave të ndryshme për ngritjen e një baze ushtarake amerikane në Shqipëri, ose ca më shumë për ngritjen e një baze rraketore në teritorin shqiptar.
Por pavarësisht sa të vërteta janë këto, Forcat e Armatosura Shqiptare vijojnë të stërviten në krahë të aleatëve të fuqishëm, edhe pse teknologjia dhe armatimi janë fare modest, si dhe shumë larg arsenalit që kanë vendet fqinje.
“Jo vetëm në #Bizë. #JointEffort16 po zhvillohet anembanë vendit. Në Kepin e Palit në #Durrës #ForcaDetare, #ForcaAjrore dhe #ForcatSpeciale treguan se janë të gatshme, të vendosura dhe absolutisht të afta për zbatimin e ligjshmërisë në det”,- është statusi më i fundit në Facebook i ministres Kodheli.