TË PAKTËN TRE TË VDEKUR GJATË SULMIT NDAJ NJË SPITALI NË LIBI

257

Të paktën tre civilë humbën jetën,  ndërsa 12  të tjerë janë plagosur  mbrëmë  kur granata artilerie ka goditur një spital në qytetin lindor libian Bengazi, kumtuan burimet spitalore.

Përfaqësuesi i forcave lojale të komandantit të armatës Halifa Haftar informon se gjatë sulmit ndaj spitalit nga rajonet  nën kontroll të grupit xhihadist Shteti Islamik janë gjuajtur disa projektilë ndaj pjesëve qendrore të Bengazit.

Në kumtesën e forcave lojale të Haftarit, të cilët kontrollojnë pjesë  në Libinë lindore,  shprehet  dënim i sulmeve ndaj civilëve dhe objekteve civile.

Comments