(VIDEO) AFARISTËT: LIGJI PËR NOTERI NA DETYRON TË LARGOJMË JURISTËT


Afaristët i druajnë hyrjes në fuqi të Ligjit për Noteri, i cili i obligon të kenë me vete avokat për secilin akt noterik mbi 10 mijë euro. Ata frikësohen se do të jenë të detyruar të pushojnë nga puna ekipet e tyre juridike të cilët do të jenë tepricë, pasi gjithsesi punët që ata i kanë kryer deri më tani, tash e tutje do t’i kryejnë avokatët që erdhën si risi në punën e noterisë. Në mënyrë që të mos vijë deri tek kjo, ata kërkojnë nga qeveria që të bëjë ndryshime ligjore. Kjo duke ju dhënë juristëve të tyre që kanë kualifime të duhura autorizim për vulosje dhe nënshkrim të dokumenteve pa pasur nevojë të thirret avokati. Kjo do t’u kursente atyre para dhe vende pune.
“Nëse nuk ka ndonjë ndryshim, kompanitë do duhet të ndërmarrin hapa për ristrukturim të stafit të të punësuarve në sektorin juridik. Do të duhet të lidhin kontrata me bashkëpunëtor të jashtëm që do të përkujdesen për punët juridike të firmës. Kjo sigurisht do tu kushtojë atyre para shtesë, harxhime shtesë”, tha Elena Milevska Shtrbevska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Megjithatë, derisa të hyjnë ndryshimet në fuqi ata shpresojnë se do të hasin në mirëkuptim nga pushteti për të marrë parasysh ndryshimet e nevojshme ligjore. Ata i kanë përpiluar tashmë pjesët e ligjit që duhet ndryshuar dhe shpresojnë në vullnetin e mirë të Qeverisë.