A do të jenë 4 kryeministra shqiptarë në Ballkan këtë vit?
Opinionisti maqedon Sveto Toevski përmes një opinioni shkruan se është e pritur që në 2022 të ketë katër kryeministra shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Ai në shkrimin e tij të publikuar në Expres.mk, shkruan se në Shqipëri e Kosovë janë Edi Rama dhe Albin Kurti, ndërsa së fundi në Mal të Zi janë në proces e sipër zhvillimet për një qeveri të re, ku emri më i lakuar për kryeministër është Dritan Abazoviç, lideri i partisë qytetare URA dhe një politikan shumë i preferuar.
Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, autori thotë se zëvendëskryeministri aktual Artan Grubi pritet që të jetë kryeministri shqiptar, duke pasur parasysh edhe marrëveshjen politike.
“Është iniciuar një procedurë për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë nga kryeministri i mandatuar Kovaçevski, i cili nuk ka legjitimitet popullor apo politik dhe për të cilin me arsye mund të supozohet se “telekomandën” e mban ende Zoran Zaev nga një “hije komode”, por edhe me lejen e Ali Ahmetit dhe zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi nga BDI. Megjithatë, përveç këtij kabineti, i cili ka të ngjarë të ketë një kohëzgjatje të kufizuar në vitin 2022, deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, vëmendje duhet t’i kushtohet edhe disa proceseve rajonale, në nivel të Ballkanit.
Mali i Zi po debaton çështjen e zgjedhjes së një qeverie të re dhe një kryeministri të ri, të shkaktuar nga mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeverisës. Ka gjithnjë e më shumë gjasa që kryeministri i ri i Malit të Zi mund të jetë zëvendëskryeministri aktual i tij, Dritan Abazoviç me etni shqiptare, lider i partisë URA. Kjo parti do të bëj përpjekjet për të formuar një qeveri të pakicës të mbështetur nga partitë properëndimore. Por kjo strategji mbështetet nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përveç Malit të Zi, kur të vijnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Maqedonia pritet të aktivizojë skenarin e planifikuar “Kryeministri shqiptar”. Ideja për të pasur një shqiptar në krye të Qeverisë, për herë të parë në historinë e këtij shteti dhe emri më i lakuar sipas autorit është Artan Grubi, zëvendëskryeministri aktual. LEXO SHKRIMIN E PLOTË

