A është e vërtetë që nuk duhet të vishemi me të zeza në verë? Flasin ekspertët

2,774

Që në fëmijëri, na është thënë se veshjet e errëta, veçanërisht ato të zeza, duhen shmangur në verë, pasi “na zë vapa më shumë”. Ideja e përhapur është se e zeza përthith më shumë rrezet e diellit, ndërsa e bardha i reflekton dhe na mban më të freskët. Por, sipas ekspertëve të fizikës dhe biologjisë, e vërteta është më komplekse dhe madje kundër kësaj bindjeje.

Rëndësia nuk qëndron vetëm te ngjyra e rrobës, por te mënyra se si trupi reagon ndaj nxehtësisë: djersitja, temperatura e gjakut dhe struktura e organizmit luajnë rol të madh.

Rrobat e bardha, për shembull, reflektojnë rrezet e diellit, por edhe nxehtësinë që lëshon vetë trupi, duke e rikthyer atë drejt lëkurës – gjë që krijon një efekt “sobë”. Në të kundërt, ngjyra e zezë përthith të gjithë nxehtësinë, por kjo energji shpërndahet më lehtë dhe mund të largohet nga trupi, duke na mbajtur më të freskët.

Për ta ilustruar këtë teori, mjafton të kujtojmë beduinët e shkretëtirës: ata vishen me rroba të errëta, të gjata dhe të trasha – edhe në temperatura ekstreme. Këto veshje krijojnë një shtresë ajri mes trupit dhe rrobës që ndihmon në qarkullimin e ajrit, avullimin e djersës dhe mbron lëkurën nga dielli.

Rrobat me mëngë të gjata janë gjithashtu më efikase në mbrojtjen ndaj djegieve dhe rrezatimit UV. Për më tepër, ato ndihmojnë në ruajtjen e lëkurës të thatë dhe të freskët.

Përtej aspektit funksional, ngjyrat ndikojnë edhe në mënyrën se si perceptohemi nga të tjerët. E zeza konsiderohet një zgjedhje klasike dhe e sigurt, që përshtatet në çdo ambient qoftë në zyrë apo në evente të veçanta. Kombinimi “kokë e këmbë e zezë” me detaje të bardha mbetet një formulë elegante dhe e fuqishme.

Pra, pavarësisht asaj që kemi dëgjuar më parë, shkenca mbështet idenë se ngjyra e zezë nuk është armike e verës përkundrazi, mund të jetë zgjedhja më e mirë.

Comments