‘‘A je ti bashkëkryetar apo ça je’’, Rama në Itali kapet duke biseduar me dikë me tone të ashpra

62
fresco

Piranjat News ka siguruar një video ku Kryeministri Edi Rama shihet në Itali, teksa zhvillon një bisedë telefonike me tone të larta dhe tensionuese.

Në pamjet e filmuara, Rama i drejtohet bashkëbiseduesit me fjalët: “A je ti bashkëkryetar apo çfarë je, pse pengon?”, ndërsa përmend dhe “Grupin”, duke rritur dyshimet për përplasjet e brendshme në PS.

Burime jozyrtare aludojnë se personi në anën tjetër të telefonit mund të jetë Damian Gjiknuri, por kjo nuk është konfirmuar. Tonet e përdorura nga Kryeministri lënë të kuptohet për tensione të brendshme dhe përplasje për drejtimin e situatës politike brenda partisë.

Comments