A ka kapacitete Klinika e Tetovës për tu përballur me pandeminë?
Për shkak të dyndjeve të pakontrolluara nëpër parqe, Institucione, vizitat familjare dhe mos respektim të masave Tetova është vendi i dytë për numrin e rasteve aktive me koronavirus.
Por shkak për këtë nuk janë vetëm qytetarët, zgjidhja e problemit duhet të kërkohet edhe nga istitucionet përgjegjëse, siç janë policia dhe Instituti i Shëndetit Publik, e në përgjithësi Klinika e Tetovës, shkruan in7.
Ndërkaq nga Spitali i Tetovës, thonë se situata për momentin është nën kontroll edhe përkundër shtimit të numrit të të infektuarve.
Por, të dhënat zyrtare aspak nuk janë qetësuese, siç pretendohet nga Spitali i Tetovës, pasi sot jjanë regjistruar edhe 9 raste të reaj dhe një vdekje, kështu që numri i rasteve aktive në Tetovë dhe rrethinë është 69, ndërkaq numri i vdekjeve ka arritur në 18 persona.
Sipas komunave ky numër është si vijon:
-Komuna e Tetovës 84 (7 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovinës 47 (6 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 18 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Bërvenicës 15 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 5
– Komuna Zhelinës 7 të infektuar (3 persona kanë ndërruar jetë)
Një shqetësim të tillë kohë më parë e ka ngritur edhe infektologu, Fadil Cana i cili, në një intrevistë ka thënë se shumë spitale, përfshirë edhe atë të Tetovës gjatë kësaj periudhe u treguan se aspak nuk e meritojnë statusin e spitaleve klinike dhe të përgjithshme si për nga organizimi ashtu edhe për nga përgatitja për tu ballafaquar me këtë situatë.
“Së pari duhet të riorganizohen dhe ndryshohen menjëherë stafet drejtuese posaçërisht të spitaleve klinike – Tetovë, Shtip, Manastir, – e pse jo edhe disa spitaleve të përgjithshme të qyteteve tjera, të cilat gjatë valës së parë u treguan se aspak nuk e meritojnë statusin e spitaleve klinike dhe të përgjithshme si për nga organizimi ashtu edhe për nga përgatitja për tu ballafaquar me këtë situatë dhe marr guximin lirisht të them se më shumë u ngjasonin ordinancave të fshatit, sesa institucioneve të kujdesit sekondar shëndetësor”, ka thënë Cana.
Gjithashtu edhe disa familjarë të personave të infektuar dhe të vdekur si pasojë e Koronavirusit thonë se Spitali Klinik në Tetovë nuk meriton statusin e një spitali klinik, duke hedhur kritika tek menaxhimi dhe drejtori, të cilët nuk posedojnë aftësi, ata thonë se se më shumë i ngjason një ordinance të fshatit, sesa një institucion i kujdesit shëndetësor./in7.tv/