A po bashkohen brigadat 111?

1,013

Si zakonisht në politikë elementi propagandë është faktor përcaktues dhe shumë rëndësishëm që partitë politike dhe lëvizjet e ndryshme politike vënë në përdorin si mjet për kredi politike apo për të rritur rejtingun e tyre jo shumë të mirë para opinioni publik.

Kësisoj, oportunistët e ‘grupit të zjarrit’ dhe besatarët e Bilit në ‘drzhavën Severna’ kanë vënë në ‘mise en scene’ vizitën e parapërgatitur për efekt propagandistik me djalin e Adem Jasharit heroit të Kosovës, në Shkup dhe Tetovë për kredi politike, duke ‘përdorur’ përmes fotove të çastit Lulëzim Jasharin të kuptohet si mbështetje për këto subjekteve politike, të cilat po përpëliten për të mbijetuar në arenën e luftës së ashpër politike për pushtet.

A po bashkohen brigadat 111, ky ishte mesazh i nisur nga konaku i Bilit të baba dovletit, ku të pakënaqurit nga Ali Pashai po përdorin djalin e Adem Jasharit për ngritjen e prestigjit të tyre përmes ‘barazisë së lavdisë’ mes dy brigadave, ku njëra e gjallë dhe me lavdi në Kosovë, mbajti me nder emrin e heroit ‘Adem Jashari’ dhe kreu misionin e saj deri në çlirimin e Kosovës nga barbaria serbe, kurse kjo 111 e ‘Severnës’, e stisur dhe fantomë as nuk ka ekzistuar ndonjëherë.
Thjesht, ajo është pjellë e fantazisë së Musa Xhaferit dhe Fatmir Limani për t’u krekosur para shqiptarëve si udhëheqës të një brigade që ka ekzistuar vetëm nëpër sirtarët e tyre!

Nëse do kishte ekzistuar ajo brigadë e famëshme e 111 në rajonin e Kërçovës, përse nuk na thonë për betejat ku dhe kur janë zhvilluar, kundër branitellëve të Mickos e të Cërvenkovskit apo cilët ishin komandantët dhe zëvendësit e saj?

Cilët ishin komandantët e batalioneve të asaj brigade pasi nuk është sekret?

Mesazhi i kësaj lufte propagandistike është faktorizimi i ‘grupit të zjarrit’ dhe besatarit të ri Fatmir Limani në arenën politike të kampit shqiptar që po zhvillohet mes integristëve të rinj dhe të vjetër të pakënaqur me pozita të njërës palë dhe pa pozita të palës tjetër.

Në krye të kësaj sherrnaje politike që vuajnë për një çik pushtet dhe protagonizëm janë dy kërçovarët e pakënaqur si Musa Xhaferi dhe Fatmir Limani, dy emisarë të kryekomitit Micko për opreacionte të veçanta të përçarjes së kampit politik shqiptar, i cili pak kohë më parë ka folur me superlativa për Fatmir Limanin ‘si djalë i mirë’!

Kështu, Fatmir trimi pasi ‘hëngri dhe piu’ për 20 vjet
mbi kurrizin e Ali Pashait si drejtor, vjen një ditë dhe djali plëngëprishës i shkel me këmbë të gjitha për shkak të ndonjë hatërmbetje dhe del kundër Pashait që e rriti në detyrë dhe e mbajti me vite të tëra pranë oborrit të tij.

‘Grupi i zjarrit’ dhe besatari i pabesë Fatmir Limani nga strofkulla e Bilit, nuk çajnë dot përpara megjithë misionin e ri që ia ka ngarkuar kryekomiti Micko, ata do të mbeten një fraksion integristësh të parritur në kohë. Medai Shaholli

Comments