Toksikolog kroat dr. Franjo Plavshiç vlerësoi se ndërhyrja mjekësore pas vetëhelmimit të gjeneralit kroat Slobodan Praljak në Gjykatën e Hagës, ka qenë tepër e vonë.Pavarësisht se çfarë helmi është, shpejtësia është çelësi për të kursyer jetën e një pacienti të helmuar, e sidomos nëse dihet se cili helm ka qenë, tha ai, transmeton Koha.net.Ai ka theksuar se ka qenë shumë e gjatë koha nga pirja e helmit deri te dërgimi Praljakut në spital.
“Ndërhyrja ishte tepër vonë”, tha ai.Ai saktësoi se ndërhyrjen me vonesë e konfirmojnë të dhënat sipas të cilave Praljak ishte helmuar në orën 11.30 dhe në spital ishte dërguar rreth orës 12.30, pra, një orë më vonë.Sipas këtij mjeku, Praljak ka mundur të dërgohej në spital brenda 15 ose 30 minutash, njofton index.hr., e gjërat, sipas tij, do të mund të kishin qenë ndrysheEnde nuk dihet me saktësi se ç’helm kishte përdoru i ndjeri, porse supozohet se ai ka qenë një helm shumë i fuqishëm e ndoshta ka qenë cianid ose arsenik.