Abdixhiku: Evropa po zbarkon në Tiranë, Kosova ende pa institucione e sanksione, e izoluar!

52
fresco

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka shkruar për Samitin Evropian në Tiranë ku po marrin pjesë 47 liderë evropianë, transmeton Periskopi.

Abdixhiku ka krahasuar Shqipërinë me Kosovën, ku thotë se Evropa po zbarkon në Tiranë, teksa vendi ynë është ende pa institucione, nën sanksione.

Tutje ai e përsëriti atë që e tha edhe dje, ku sipas tij, Kurti në takimin me Presidencën dhe liderët e tjerë politikë ka deklaruar se ‘s’ka urgjencë’ për krijimin e institucioneve.

Postimi i plotë:

Evropa sot po zbarkon në Tiranë.

E gjitha. Me plot 47 liderët e saj.

Në Tiranën që tashmë, si epiqendër e re rajonale, është bërë shtëpi nga ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit. Në këtë të ardhme, pa dyshim, po i bëhet vendi dhe vendit të shqipeve.

midle

Kosova, ndërsa, vazhdon të mbetet nën masa e sanksione. Vazhdon të mbetet dhe pa institucione. Mbi të gjitha, vazhdon të mbetet pa ndjenjën e urgjencës për kohën. Nuk ka urgjencë mu tha!

Të tjerat, si zhvillimi, mirëqenia, si progresi shoqëror janë të pakapshme për ata që kanë kapur të ardhmen e vendit tash e sa kohë. Sepse për ta shijimi i jetës së pushtetit, është vet qëllimi. Të tjerat presin.

Sepse kemi rënë. Po vazhdojmë rënien. Të tjerët po vazhdojnë ecjen. Të tjerët po ndërtojnë. Të tjerët po bëhen pjesë e së ardhmes së bukur evropiane që tani u shfaqet vetëm pak vite larg.

Rizgjimi kombëtar ndonjëherë kërkon kohë.

Por sot, ky rizgjim Kosove, kërkon urgjencë.

Kjo urgjencë nuk vjen nga ata që nuk e njohin nevojën. Vjen nga populli i Kosovës që rizgjohet!

Shqipërisë, vetëm përgëzime.

Comments