Abdixhiku: Kemi një kryeministër që bën autogol, destabilizimi i Kosovës është interes i Vuçiqit
Abdixhiku thotë se Kurti flet për luftë dhe sipas tij, ky është lajmi i mediave ndërkombëtare sot.
Jo për investime, por për luftë, në Kosovë.
“Dhe kështu, me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës ka prodhuar në po të njëjtat media tash e sa kohë.
Ky njeri e dëshiron krizën. E ëndërron protagonizmin tek paniku. Sikurse Vuçiqi, investimet tek shteti i të cilit natyrisht se nuk ndalojnë, edhe ky flet për një Kosovë të luftës, krizës e frikës. Çfarë të duhet propaganda e kundërshrarëve të shtetit, kur ke një kryeministër që të bën autogol”, ka sjhkruar ndër të tjera Abdixhiku.