Abdixhiku: LDK do të jetë zë i arsyes dhe stabilitetit në Kuvend

136

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi u konstituua Kuvendi i Republikës së Kosovës.

I pari i kësaj partie tha se do të jenë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, transmeton Klankosova.tv

“Me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhamë betimin tonë, përpara qytetarëve dhe Kushtetutës, përpara vendit dhe Zotit.

Me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë për besimin e marrë, përfaqësuesit tanë, e nisin mandatin të përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik.

LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvendin e Kosovës dhe jashta tij.”

Comments