Abdixhiku me akuza të rënda karshi Qeverisë për rritjen e çmimeve: Propaganda s’bën zgjidhje
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për rritjen e çmimeve në vendin tonë.
Ai ka hedhur akuza të rënda karshi Qeverisë së Kosovës lidhur me me këtë çështje.
Kreu i LDK-së thotë se pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar e në anën tjetër kjo është një tjetër përpjekje mashtrimi.
Ai ka publikuar edhe një vizatim në formë të fotos ku është shprehur se a dëshiron ta vizatojë.
‘’Po ja u vizatoj.Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje”, ka shkruar Abdixhiku./Lajmi.net/