Abdixhiku për krijimin e simbolit të zemrës në qiellin e Kosovës: Piloti zviceran donte të inkurajonte vendin tonë në betejën kundër COVID-19
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka komentuar veprimin e pilotit zviceran i cili sot me aeroplanin e linjës Cyrih-Prishtinë, bëri simbolin e zemrës në qellin e Kosovës.
“Piloti zviceran donte të inkurajonte vendin tonë në betejën kundër COVID19. Kerkoi leje nga kulla; leja ju dha. Rezultati, një zemër e madhe në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

