AC Milan ndërron pronar dhe rikthen trajnerin e njohur?

Një nga klubet më të mëdha në botë, AC Milan, vazhdon të vuajë formën e dobët që po e përcjellë skuadrën prej vitesh.
Tifozët kuqezi janë lodhur dhe duan ndryshime drastike, pasi që Milani i tyre nuk po mundet të luftojë më as për “top-4”, e lëre më për trofe, përcjellë Gazeta Olle.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, pronari i Louis Vuitton, Bernard Arnault, është shumë i interesuar për të blerë Milanin.
Ai ka shprehur interes për blerjen e shumicës së aksioneve në klub ndërsa deri më tani nuk dihet nëse oferta është zyrtarizuar.
Sipas “Mediaset”, ai do të nisë revolucionin te Milani duke sjellë trajnerin Massimiliano Allegri, i cili është tekniku i fundit që ia fitoi titullin Milanit.
Mbetet të shihet nëse ky lajm do të konfirmohet, apo do të mbetet në nivelin e spekulimeve.