Adios Barcelona? Skuadra ‘big’ bën gati 233 mln € për Messin
Zërat për një largim të mundshëm të ‘pleshtit argjentinas’ nga Barcelona, sa vijnë e shtohen, teksa ai nuk ka rinovuar ende me katalanasit.
Drejtuesit e Manchester Cityt janë gati të bëjnë çmendurinë e radhës, vetëm e vetëm për të transferuar Leo Messin.
Britanikja “Daily Mirror” shkruan se, drejtuesit e Cityt kanë bërë gati një ofertë prej 233 milionë euro dhe një pagë prej 570 mijë euro në javë për argjentinasin.
Messi një ka klauzolë prej 250 milionë euro, dhe kjo ofertë duket e pranueshme, pasi argjentinasi ka kontratë deri në vitin 2018 dhe atëherë mund të largohet si lojtarë i lirë.
/Syri.net/