Adios! ‘Një tjetër yll largohet nga Barcelona’ pas Neymar

377

Pas Neymar, një tjetër yll pritet të largohet nga Barcelona.

Bëhet fjalë për asin e Turqisë, Arda Turan, i cili gjatë javës së ardhshme me gjasë largohet nga Barcelona, pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde.

Sipas të përditshmes sportive katalanase, “Mundo Deportivo”, Arda pritet të transferohet në Galatasaray, aty ku edhe mori famë.

Në Turqi, merkatoja është e hapur deri me 8 shtator.

Klubi nga Stambolli shpreson që deri të premten e ardhshme të arrijë marrëveshje me Barcelonën dhe Turanin, raporton media spanjolle.

Comments