Administrata do të punojë edhe të shtunën e parë, orari nis në 7:30

579

Nuk do të ketë largime nga administrata shtetërore, por riorganizim dhe orar fleksibil të administratorëve, deklaroi Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski. Sipas Mançevskit në këtë mënyrë do të arrihet efikasitet më i madh i administratës. Mançevski shtoi se po bëhen analiza për numrin e saktë të të punësuarve në sektorin publik dhe shpërndarjen e 1600 administratorëve të punësuar që rrinë në shtëpi.

“Me vendim konfirmohet se fillimi i orarit të punës do të jetë midis orës 7:30 dhe 8:30, kurse përfundimi midis orës 15:30 dhe 16:30, me gjithsej 8 orë pune në ditë. Ashtu siç ishte paralajmëruar me programin e Qeverisë, me vendim rregullohet edhe puna me dy-ndërrime në institucione të caktuara siç janë: Drejtoria për të Ardhura Publike, Drejtoria e Doganave, Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë, Ministria e Punëve të Brendshme-seksionet rajonale në sektorin për drejtim, mbikëqyrje dhe punë, si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes-në sektorin për mbrojtje të rajonit me qytetet dhe komunat në përbërje orari i punës të të cilave do të vendoset prej në 7 deri në 14:30 dhe prej në 14:00 deri në ora 21:30. Gjithashtu e shtuna e parë e muajit do të jetë ditë pune me orar të punës nga ora 8 deri në ora 16:00 “, tha Damjan Mançevski, Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Comments