Selami: Nëse zgjidhem në krye të PD-së do rishikojmë paktin me Ramën (video)

415

“Nëse më zgjedhin në krye të Partisë Demokratike do të mbledh Këshillin Kombëtar për të vendosur nëse duhet të vijohet ose jo pakti me Edi Ramën”, – kështu është shprehur Eduard Selami në një intervistë për emisionin 7pa5, përballë moderatorëve Nolian Lole dhe Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Në këtë intervistë Selami ka deklaruar se “Lulzim Basha produkt i Berishës dhe mbështetet prej tij”. Ai ka shtuar se gjatë kësaj fushate do të sjellë një frymë ndryshe përballë Bashës.

Duke komentuar vendimin e kryesisë mbrëmjen e së hënës ai tha se ishte legjitim për sa kohë u morr në mënyrë demokratike.

Comments