Administratorët “përplasin” partitë në pushtet

368

Kështu filloi Komisioni për sistem politik ku, deputetët duhej të diskutonin për Propozim ligjin për avancimin e nëpunësve në administratë, të propozuar nga deputetët e pushtetit. Por debati joformal, vazhdoi edhe në pres qendrën mes deputetit të LSDM-së Aleksandar Kiracovski dhe atij të VMRO-DPMNBE-së Vllatko Gjorçev, ku nuk munguan as akuzat dhe fyerjet.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, akuzuan kolegët e pushtetit se kanë tentuar të mbajnë seancë të Komisionit pa opozitën dhe të bllokojnë dorëzimin e amendamenteve, duke vepruar në mënyrë antiligjore. Por nga LSDM thonë se nuk janë të vërteta akuzat e opozitës,  e cila ka qëllim bllokimi e punës së Kuvendit.

Këtë që e bën LSDM në këtë Parlament, Kiracovski, deputetët e LSDM-së me urdhër të Ministrave të tyre, Cvetanka Ivanovsës e kështu me radhë, është shkelje e të gjitha procedurave ligjore në këtë Kuvend. Asnjëherë në asnjë parlament në Maqedoni nuk ka pasur ndalesë për dorëzimin e amendamenteve dhe të fillojnë Komisione pa asnjë paralajmërim, të caktuar në mënyrë të parregullt dhe pa prezencën e opozitës- deklaroi Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.

Unë vërtet pyetem dhe i pyes edhe ata, se si ka mundësi arkivi të ketë qeni i mbyllur dhe të jenë  dorëzuar mbi 680 amendamente. Akuzojnë se unë si kryetari i komisionit i cili nuk ka të drejtë minimale të udhëheq me shërbimet e Kuvendit, ose dikush nga deputetët ka ndikuar tek shërbimet që të ndërpresin dorëzimin e amendamenteve- tha Aleksandar Kiracovski, LSDM.

Nga VMRO thonë se nuk janë kundër ligjit, por kundër procedurave se si tentohet që ligjit ë miratohet. Ndërsa nga LSDM akuzojnë opozitën maqedonase se, në prag të fillimit të fushatës parazgjedhore, por tenton të bllokojë projektet në interes të qytetarëve.

Kemi vërejtje, duam të reagojmë me amendamente por problemi është se pushteti i shkel të gjitha procedurat e mundshme dhe thjesht në bazë ditore bën keqpërdorime në këtë parlament- tha Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE vazhdon t’i frenojë të gjitha projektet e rëndësishme dhe proceset që janë në interes të qytetarëve. Me siguri para zgjedhjeve, duke menduar se ashtu do të tërheq vëmendjen në opinion për të gjurmuar vota të reja. Ne nuk do ju lejojmë- tha Aleksandar Kiracovski, LSDM.

Propozim Ligji i dorëzuar nga deputetët e shumicës parlamentare, ka qëllim që të avancohen të gjithë nëpunësit në administratë të cilët janë pranuar me shkollë të mesme dhe ndër kohë kanë përfunduar dhe fakultetet. Por nga VMRO-DPMNE njoftojnë se fillimisht kanë dashur të ndërhyjnë vetëm me disa amendamente për disa vërejtje. Por më pas kanë dorëzuar mbi 900 amendamente me arsyetimin se pushteti ka shkelur ligjet për procedurën e miratimit të ligjit. Pas përplasjeve verbale mes deputetëve të LSDM dhe VMRO-DPMNE-së, kryetari i Komisionit Aleksandar Kiracovski e ndërpreu seancën, duke mos caktuar vazhdimin e saj.

Comments