Adrian Gaxha dhe Enur Pakashtica publikojnë këngën “Ajshe”

507

Adrian Gaxha dhe Enur Pakashtica sollën projektin e ri muzikor.

Adrian Gaxha ka publikuar projektin e ri, të cilin e solli në duet me Enur Pakashticën, shkruan lajmi.net.

Në trendin e ripërpunimit të këngëve të vjetra, estradës iu shtua edhe një “remake”, kësaj radhe nga Enur Pakashtica dhe Adrian Gaxha.

Tekstin e ka shkruar Tonic & Denkc (Panda Music), mix/masterin e bëri Avaxus, ndërsa videoklipi është punuar nga Entermedia.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Ajshe”, kënga më e re nga Adriani dhe Enuri. /Lajmi.net/

https://www.youtube.com/watch?v=IiHnmETe3XE

Comments