AfD, Serbia dhe Kosova

361
fresco

Sot më keni pyetur disa herë për raportet mes AfD dhe Serbisë. Pa u futur në analiza të thella, ja disa fakte: Me datën 28 deri 30 tetor 2024, bashkëkryetari i Alternativës për Gjermani, AfD, Tino Chrupalla, ka qenë mysafir në Beograd, ku është pritur ndër tjerash nga ministrja serbe për Demografi dhe Familje Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski si dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq, në një darkë të përbashkët.

Ata kanë biseduar ndër tjerash edhe për “gjendjen e rëndë të minoritetit serb në Kosovë…”, u tha pas takimit. Ndërsa Chrupalla ka “falënderuar qeverinë serbe për angazhimin e saj aktiv për mbrojtjen e kufijve dhe për angazhimin e saj paqësor dhe tregti të lirë në Evropë… Në interes të qytetarëve të Gjermanisë dhe Serbisë ne do të angazhohemi së bashku për një kontinent të sigurt dhe për mirëqenie në Evropë”.
Ndërsa në konventën përfundimtare të AfD në Gjermani, këto ditë ka qenë për vizitë edhe ministrja Gjurgjeviq-Stamenkovski, e cila ka mbajtur një fjalim ku tha se “Do të vijë koha që Kosova të jetë prapë Serbi…”

Ajo është pritur në Bundestag nga Chrupalla. Vetë ministrja serbe ka publikuar edhe një foto, ku shihet së bashku me Chrupallën duke mbajtur një hartë të Kosovës me mbishkrimin serb “nuk ka dorëzim”!
Kjo ministrja vjen nga një parti ekstremiste djathtiste në Serbi, me emrin Zavetnici, por tani është në kabinetin e qeverisë serbe.

Comments