Afër marrëveshjes së koalicionit, Mustafa e Hoti takojnë Limajn në Kuvend

395
fresco

Po vazhdojnë bisedat për arritje të koalicionit mes LDK-së me Nismën-AKR-në dhe AAK-në.

Sot pritet të zhvillohet një takim mes kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Takimi është konfirmuar për lajmi.net nga partia Nisma, të cilët thanë se takimi do të realizohet në objektin e Kuvendit në ora 15:00.

Seanca për formimin e Qeverisë “Hoti” është thënë nga partitë në fjalë se mund të thirret gjatë kësaj jave.

Kujtojmë, se LDK ka propozuar Avdullah Hotin për kryeministër, i cilit edhe pritet të jetë pjesë  e takimit Mustafa-Limaj. /Lajmi.net/

Comments