Agim Nuhiu në takim me Gjeneralin e KFOR-it z. Fungo,është diskutuar për sigurinë kufitare dhe krizën me refugjatët !

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu së bashku me ministrin Oliver Spasovski kanë zhvilluar një takim me Gjeneralin e KFOR-it z. Fungo transmeton faktiditor.ch.Sipas Nuhiut në këtë takim është diskutuar për sigurinë kufitare, krizën me refugjatët, masat e ndërmarra dhe situatën aktuale.
“Me institucionet e Republikës së Kosovës dhe vendeve të rajonit i ndajmë sfidat e njejta dhe për këtë arsye thellimi i bashkëpunimit me institucionet dhe shërbimet e këtyre vendeve është i domosdoshëm” ka deklaruar Nuhiu.Faktiditor.ch
