Agjenda e Seminarit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s për tri ditë rradhazi

Sot në Prishtinë kanë filluar punimet Seminari i 93-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilin pritet të jenë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë gati 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.
Ndërsa pas diskutimeve dhe pyetjeve të ngritura më parë, është diskutuar për shumë çështje në mesin e tyre për Integrimet Evropiane, dhe Dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurse para pak minutave seminari ka filluar edhe kohën e pauzës, ndërsa në pjesën e dytë të këtij seminarit pritet të diskutohet më gjerësisht në lidhje me dialogun në Bruksel, ku pritet të flasë ministrja për Dialog Edita Tahiri.
Po ashtu përpos ministres Tahiri, personat të cilët pritet të marrin fjalën janë : Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë Marko Cadez dhe Dusan Radakoviç.
Kurse me vazhdim të ditë së dytë të këtij seminari më saktësisht të dielën, pritet që diskutohet në lidhje me të ardhmen e Ballkanit në NATO, ku si pjesë e këtij diskutimi do të jetë, ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, Gjeneral-Majori, Giovanni Fungo, ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie si dhe ambasadori i Hungarisë, Istvan Gyarmati.
Gjithashtu në ditën e tretë të këtij seminari gjatë ditës së hënë temë diskutimi pritet të jetë “Parandalimi i Radikalizmit dhe Terrorizmit”, ku pritet që fjalën të marrë kryeministri i vendit Isa Mustafa, përfaqësuesi nga NATO, Bruno Vitorino, Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni dhe përfaqësues të tjerë nga Ballkani./Indeksonline/





