AHMETI: BDI nuk doli humbëse nga negociatat politike (FOTO)

103
AHMETI: BDI nuk doli humbëse nga negociatat politike (FOTO)

Moebel THEMA

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në takimin me banorët e Zhelinës ka theksuar se BDI nuk ka dashur që të jetë sehirxhinj sa i takon krizës politike që përfshiu vendin, por vendosmërisht shtoi ai, “arsyeja ishte të kontribuojmë e punojmë me forcat politike në vend dhe miqtë ndërkombëtarë të cilët na kanë ndihmuar për 14 vite me rradhë”.

“Të vetëdijshëm për këtë vendim kaq të rëndësishëm, sepse do ketë kosto, (siç edhe u fol se BDI është shndërruar në vasal apo dorë e djathtë e VMRO-së), por sepse ne jemi pjesë e këtij vendi, pjesë e shqiptarëve, në qoftë se shkonte keq e më keq vendi do pësonin shqiptarët, ekonomia e vendit. Kush do vuante, do vuanin edhe shqiptarët.

Prandaj le të flasin ata që bëjnë analiza sipërfaqësore për politika ditore, por ama që të gjejmë zgjidhje nuk doli humbës BDI nga giitha këto negociata, ishte pjesë e rëndësishme që i dha zgjidhje problemeve. Fatet tona janë të lidhura, që kur kemi nënshkruar MO-në vetëm pajtimi, komunikimi mund të na shpie përpara. As kam sharë maqedonas, as shqiptarë, as parti në atë krah politik e as në krahun tjetër”, ka thënë Ahmeti

Comments