Ahmeti dhe Ademi, sot në Llabunishtë hapin sallën e re sportive

436

Sot, me fillim prej ora 11:30, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi do të marrin pjesë në inaugurimin e sallës së re sportive në Shkollën Fillore “Murat Llabunishti” në fshatin Llabunishtë të Komunës së Strugës.

Gjithashtu edhe në Shipkovicë dje u bë hapja solemne e sallës së re sportive në shkollën fillore “Rexhep Voka”.

Ademi ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij maksimal në drejtim të krijimit të kushteve më të mira për nxënësit në të gjitha shkollat në vend.

Comments