Ahmeti do merr pjesë nesër në takimin e liderëve të thirrur nga Mickoski
Nga BDI kanë konfirmuar se Ali Ahmeti nesër do të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga Mickoski.
Megjithatë, nuk kanë dhënë detaje se cili do të jetë qëndrimi i Ahmetit lidhur me Qeverinë teknike. Zëdhënësja Zendeli ka deklaruar se deri nesër mbetet që Ahmeti të mendojë dhe të vendosë se çfarë qëndrimi do të mbajë. Sa i përket qëndrimit për shfuqizimin e Qeverisë teknike, Zendeli theksoi se kjo mbetet e drejtë ekskluzive e kryetarit për të vendosur.

