Ahmeti: Mandatet e shqiptarëve të mos flijohen prej apetiteve personale (FOTO)

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) fushatën zgjedhore e vazhdoi në lagjen Nerez të Shkupit, ku kryetari z.Ali Ahmeti, i përcjellur nga Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri dhe kandidatë të njësisë zgjedhore numër 1, para një numri të madh të qytetarëve porositi që mos të flijohen vendet e deputetëve shqiptarë për apetitet e vogla të disa individëve.
“Në Nerez ka një reshtim pas kauzës shqiptare dhe me këtë ju keni vlerësuar se mbrojtës më të mirë se BDI në këtë vend nuk ka. Për të qenë të sukseshëm në mandatin që vjen, ne na duhet një mandat i fortë pasi edhe temat të cilat kërkojnë zgjidhje emergjente, janë tema për të cilat duhet kapacitet e njohuri në të gjitha fushat, këto për juve i siguron BDI, ne jemi mbrojtësit e kauzës shqiptare dhe të platformës politike që ua ofrojmë qytetarëve dhe do t’u dalim zot fjalëve tona. Asnjë deri më sot nuk ka thënë me fakte që BDI nuk ka bërë këtë dhe të argumentoj. Janë 370 faqë që u dalim zot. Ky mandat është mandat vendimtarë, prandaj ne kërkojmë unifikim të elektoratit shqiptar, mos të shpërndahemi, duhet vendosur për çështje madhore, është e turpshme që ne nga 30 mandate që mund të fitojmë, të ulim numrin në 22-23 mandate vetëm për të kënaqur apetitet e disa grupeve të caktuara”, u shpreh kryetari i BDI-së dhe bartës liste në njësin zgjedhore numër 6, Ali Ahmeti